Nderro: sill të vjetrën, merr të renë
Ke një kartë grafike, procesor ose RAM që nuk të duhet më? Jepe si pjesë të pagesës për një produkt nga dyqani.
E vlerësojmë vetë, një nga një – jo me një formulë automatike – dhe vlera zbritet nga totali i porosisë.
- Zgjidh produktin që do
Pranojmë këmbim për produktet më poshtë, të shënuara me Nderrim.
- Na trego çfarë jep dhe dërgo provën
Një video e shkurtër e testit, ose një foto e GPU-Z / HWiNFO nën ngarkesë. Mund ta dërgosh edhe në WhatsApp.
- Merr ofertën brenda 24 orëve
Të telefonojmë ose të shkruajmë me vlerën që të japim. Oferta vlen 7 ditë.
- Paguaj vetëm diferencën
Kur e pranon, bëjmë porosinë me vlerën e pajisjes së zbritur. Deri atëherë nuk ke asnjë detyrim.