Kushtet e përdorimit

1. Porositë

Porosia e dërguar nga faqja është një kërkesë blerjeje. Ajo konsiderohet e konfirmuar vetëm pasi t'ju kontaktojmë në numrin e telefonit të dhënë. Rezervojmë të drejtën të anulojmë një porosi nëse produkti nuk është më i disponueshëm ose të dhënat e kontaktit janë të pasakta.

2. Çmimet

Të gjitha çmimet shprehen në Lekë (ALL). Kostoja e transportit, kur aplikohet, shfaqet para dërgimit të porosisë. Çmimi i vlefshëm është ai në momentin e dërgimit të porosisë.

3. Gjendja e produkteve

4. Garancia

Kohëzgjatja e garancisë shënohet në faqen e çdo produkti. Garancia mbulon defektet funksionale që nuk janë shkaktuar nga përdorimi i gabuar, dëmtimi fizik, lëngjet, modifikimet (p.sh. BIOS i ndryshuar) ose overclocking-u. Për të përdorur garancinë, na kontaktoni me numrin e porosisë.

5. Kthimet

Nëse produkti nuk përputhet me përshkrimin, na kontaktoni brenda 3 ditëve nga marrja. Për blerjet në distancë, konsumatori gëzon të drejtat e parashikuara nga legjislacioni shqiptar për mbrojtjen e konsumatorit. Produkti duhet të kthehet në të njëjtën gjendje, me të gjithë aksesorët dhe paketimin.

6. Të dhënat personale

Emrin, telefonin, qytetin dhe adresën i përdorim vetëm për përpunimin dhe dorëzimin e porosisë ose për t'ju dërguar ofertën e kërkuar. Nuk i ndajmë me palë të treta, përveç korrierit kur zgjidhni dërgesë me korrier.

7. Kontakt

Për çdo pyetje rreth këtyre kushteve: drobi840@gmail.com.